MotoGP publikon vendimin për pistën  në Silverstone
M

MotoGP publikon vendimin për pistën  në Silverstone

MotoGP ka njoftuar për një marrëveshje të re dyvjeçare me pistën Silverstone, duke siguruar që Çmimi i Madh i Britanisë të mbetet në kalendar të paktën deri në fund të sezonit 2028.

Edhe pse MotoGP nuk ka arritur të njëjtin sukses si Formula 1 në Silverstone, Britania e Madhe mbetet një treg shumë i rëndësishëm për kampionatin. Organizatorët besojnë se marrëveshja e re do të ndihmojë në zhvillimin afatgjatë të garës, e cila vitin e kaluar tërhoqi afro 100 mijë spektatorë.

Drejtori ekzekutiv i Silverstone, Stuart Pringle, tha se zgjatja e kontratës forcon angazhimin për organizimin e garave të nivelit më të lartë ndërkombëtar. Ndërkohë, shefi i MotoGP Group, Carmelo Ezpeleta, theksoi se Silverstone ka ofruar gara spektakolare dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë të forcojë praninë e MotoGP-së në Mbretërinë e Bashkuar.

Joan Mir, Honda HRC, Luca Marini, Honda HRC

MotoGP konfirmoi gjithashtu se Çmimi i Madh i Britanisë i sezonit 2027 do të zhvillohet sërish gjatë muajit gusht.

TË FUNDIT