Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka kërkuar nga institucionet publike dhe private që të zbatojnë masa mbrojtëse për punëtorët gjatë periudhës 3-10 korrik, për shkak të temperaturave të larta.
Sipas Ministrisë, temperaturat e larta mund të kenë ndikim negativ në shëndetin, sidomos tek grupet më të ndjeshme si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura ose në kushte me temperatura të larta, shkruan AutoPortali.
Ministria ka bërë thirrje që të gjitha institucionet të respektojnë këto masa, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e shëndetit të punëtorëve dhe grupeve vulnerabël gjatë kësaj periudhe kritike.




