MSH-ja obligon sektorin publik e privat për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta
M

MSH-ja obligon sektorin publik e privat për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka kërkuar nga institucionet publike dhe private që të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta.

Kjo periudhë kohore parashikohet të zgjasë nga data 22 deri më 25 korrik, përcjell AutoPortali.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se cilat grupe janë më të rrezikuara.

Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta“, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT