Në një fermë në Fushë Kosovë janë vjedhur 1 mijë shpezë
N

Në një fermë në Fushë Kosovë janë vjedhur 1 mijë shpezë

Një fermë në fshatin Miradi e Epërme është grabitur nga hajnat.

Pronari e ka lajmëruar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur nga ferma e tij rreth 1 mijë shpezë në vlerë rreth 15 mijë euro.

“Fsh. Miradi e Epërme, Fushë Kosovë  16.10.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur nga ferma e tij rreth 1000 shpezë në vlerë rreth 15 mijë euro. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor, transmeton AutoPortali.

TË FUNDIT