Në Vermicë parandalohet tentim-kontrabanda e pajisjeve elektronike
N

Në Vermicë parandalohet tentim-kontrabanda e pajisjeve elektronike

Oficerët doganorë kanë parandaluar tentim-kontrabandimin e pajisjeve elektronike në Vermicë.

Sipas një komunikate për media, pas ndalimit të një autobusi, personi përgjegjës ka deklaruar se posedon shtatë kuti me mbajtëse të telefonit, duke prezantuar edhe një deklaratë doganore shqiptare me pretendimin se ka paguar taksat doganore.

Mjeti është selektuar për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nën asistencën e policisë.

“Kontrollimi është kryer detajisht dhe është hasur në mall të fshehur në pjesën e krevatit dhe në pjesët e ndryshme të bagazhit të autobusit. Pas hapjes së pakove është zbuluar malli: Komplet për telefona i përbërë nga kufje, power bank, mbushës etj në sasi totale 500 komplete me vlerë mbi 6000 euro”, thuhet në njoftim, transmeton AutoPortali.

TË FUNDIT