Nesër pritet që raporti për stabilitetin e urës së Ibrit t’i dërgohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe më pas të publikohet. Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëvendësministri Hysen Durmishi i cili ka thënë se një draft do tu dërgohet nga kompania që ka bërë matjet gjatë javës së kaluar.
Javën e kaluar institucionet kosovare kanë bërë matjet dhe testimin e fuqisë mbajtëse së urës së Ibrit.
Insistimi i Qeverisë për hapjen e urës është përballur me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar që për këtë çështje të diskutohet në Bruksel, në kuadër të dialogut.



