Netanyahu: Vendimi i Britanisë së Madhe për të pezulluar disa shitje armësh në Izrael, është “i turpshëm”
N

Netanyahu: Vendimi i Britanisë së Madhe për të pezulluar disa shitje armësh në Izrael, është “i turpshëm”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se vendimi i Britanisë së Madhe për të pezulluar disa shitje armësh në Izrael, është “i turpshëm”.

“Në vend që të qëndrojë me Izraelin, një demokraci tjetër që mbrohet nga barbarizmi, vendimi i gabuar i Britanisë vetëm sa do të inkurajojë Hamasin”, tha ai në mediat sociale,

Komentet e tij vijnë pasi Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, këmbënguli se vendi i tij mbetet një “aleat i vendosur”, duke i thënë BBC-së se siguria e Izraelit nuk do të dobësohet nga pezullimi i rreth 30 nga 350 licencat e eksportit.

Ministrat thonë se armët mund të përdoren në Gaza për të shkelur ligjin ndërkombëtar. Por grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International UK, tha se masat ishin “shumë të kufizuara”, transmeton Telegrafi.

Të tjerë kanë kritikuar kohën e njoftimit, duke ardhur në të njëjtën ditë që u varrosën gjashtë pengjet e vrarë nga Hamasi javën e kaluar.

TË FUNDIT