Nga 22 shkurti, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe
N

Nga 22 shkurti, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, ka bërë me dije se nga 22 shkurti qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sot kemi pranuar  Notën Verbale nga Ministria e Jashtme e EBA-s, përmes së cilës jemi informuar se data e hyrjes në fuqi të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar me datën  11.01.2024,  do të hyn në fuqi me datën 22.02.2024.”

Ajo ka thënë se “kështu, me hapa të sigurtë po fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe po arrijmë të zgjerojmë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”./Autoportali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10223581346138695&set=a.1135007212323&type=3&ref=embed_post

TË FUNDIT