Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se disa shkolla në Prishtinë do të mbesin pa shërbime.
Greva do të mbahet për shkak të pagave të ulëta, raporton Autoportali.
“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik , pasi që ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta“.
“Këta punëtor kan mar vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme , ftojnë komunën që të gjenë punëtor tjerë sepse kta më nuk don ti kthehen punës me kto paga“, ka shkruar ai./Autoportali/
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=7337930736264813&set=a.931095980281686