Nga tani e tutje, kontrolle të rregullta teknike të automjeteve në rrugë
N

Nga tani e tutje, kontrolle të rregullta teknike të automjeteve në rrugë

Është miratuar udhëzimi administrativ për kontrollin e rregullsisë teknike për automjetet në rrugë.

Kështu bëri të ditur ministri i Infrastrukturës, Librun Aliu, njofton AutoPortali.

“Ekipet mobile e angazhuara nga Mistria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do jenë vazhdimisht në terren kontrolle rutinore në komunikacion, për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrolleve teknike në komunikacion”, ka shkruar në Facebook Aliu.

“Përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, që është punuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe BE-së, do të kontribuojmë në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, sigurinë në trafik, por edhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit”, ka përfunduar ministri.

Njoftimi i plotë: 

https://www.facebook.com/photo?fbid=10224549500625997&set=a.10202447054318653

TË FUNDIT