Banjat e Bënjës në Përmet do të transformohen. Fondi Shqiptar i Zhvillimit po financon ndërhyrje ne infrastrukturë dhe mjedise të reja pushimi përreth zonës termale.
Në Banjat e Bënjës do të investohet, për t’u kthyer në një prej destinacioneve kryesore turistike në zonën e Përmetit dhe Këlcyrës.
Projektit që po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me synimin për të përmirësuar shërbimet bazë dhe përvojën turistike në këtë zonë termale.
Rikualifikimi përfshin përmirësimin e infrastrukturës si parkimi, furnizimi me ujë dhe krijimin e ambienteve rekreative, ndërsa po punohet edhe për një model të qëndrueshëm menaxhimi bashkë me institucionet lokale dhe agjencitë përkatëse.
Banjat e Benjës vizitohen çdo vit nga mijëra turistë vendas dhe të huaj, por rruga për të shkuar deri tek burimet termale është e amortizuar, ç’ka ka nxitur nevojën për transformimin e zonës.
Njoftimi për investim në to, është bërë edhe nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook.



