Një familje në Lipjan bëhet me trenjakë, kryetari shpërblen prindërit me 1 mijë e 500 euro
N

Një familje në Lipjan bëhet me trenjakë, kryetari shpërblen prindërit me 1 mijë e 500 euro

Një familje në Lipjan para pak ditësh ka mirëpritur trenjakë.

Për këtë ka njoftuar nënkryetari i Lipjanit, Diamant Bytyqi, i cili tha se kjo komunë ka ndarë një subvencion prej 1 mijë e 500 euro për këtë familje.

“Sot bashkë me kryesuesin Dautin dhe drejtorin Sead e kemi takuar Fisnikun që para disa dite është bërë baba i trenjakëve. Kryetari Imri Ahmeti ka ndarë një subvencion prej 1500€ në shenjë kujdesi dhe mbështetje për familjen Luma.  Fisit, Shkodranes e gjithë familjes i urojmë shëndet, të vegjëlit tuaj Najla,Maldi dhe Troi janë një bekim i madh dhe urojmë që çdo ditë të jetë e mbushur me buzëqeshje dhe dashuri të pafundme”, ka shkruar Bytyqi në Facebook, njofton AutoPortali.

May be an image of 4 people and text

TË FUNDIT