Nxehtësia ekstreme, Drejtoria për Emergjenca paralajmëron qytetarët e Prishtinës
N

Nxehtësia ekstreme, Drejtoria për Emergjenca paralajmëron qytetarët e Prishtinës

Mbi vendin tonë, kjo javë pritet të jetë me temperatura shumë të larta.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka bërë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve, përcjell AutoPortali.

Temperatura e lartë për Kosovën – e kuqe. Temperatura maksimale ≥ 38°C – Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjatë disa ditë rresht. Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizimin me ujë, energji elektrike, Vështirësi në trafik. Kushtet e motit jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera“, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT