Organizata serbe sjell në Kishën e Rahovecit ikonën e Jezu Krishtit
O

Organizata serbe sjell në Kishën e Rahovecit ikonën e Jezu Krishtit

Pelegrinët e një organizate serbe të ashtuquajtur për solidaritet, kanë sjellë në kishën ortodokse të ‘’Fjetjes së Shën Marisë’’ në Rahovec, ikonën e Jezu Krishtit.

Siç pretendojnë madje besimtarët ortodoksë nga një artikull në platformën X, pas liturgjisë të së premtes, ka ndodhur edhe një fenomen që nga ta konsiderohet i rrallë, rrjedhja e mirrës nga ikona, transmeton klankosova.tv.

Disa persona nga ky grup, si dhe shumë nga Rahoveci, kanë dërguar video dhe foto nga kjo ngjarje.

Shumica prej tyre pohojnë se ishte hera e parë që ishin dëshmitarë të një ngjarje të tillë dhe se u afruan të habitur dhe mes lotësh pranë figurës së Jezu Krishtit të cilën e njohin si Zot.

TË FUNDIT