Osmani e Kurti shprehin ngushëllime për vdekjen e ish-Presidentit të SHBA-ve, Jimmy Carter
O

Osmani e Kurti shprehin ngushëllime për vdekjen e ish-Presidentit të SHBA-ve, Jimmy Carter

Në moshën 100 vjeçare ka ndërruar jetë ish-Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter.

Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Osmani, përmes një postimi në “X”, nderoi jetën dhe veprën e presidentit Carter, duke theksuar rëndësinë e lidershipit të tij.

Presidenti Carter i tregoi botës se lidershipi është mbi të gjitha përkushtim, dhembshuri dhe besim i palëkundur te njerëzimi. Ai ia kushtoi jetën paqes, barazisë dhe përmirësimit të jetës për të gjithë. Mendimet tona janë me familjen e tij teksa bashkohemi me miqtë tanë amerikanë për të nderuar trashëgiminë e tij”, shkroi Osmani.

TË FUNDIT