Pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo tha se Populli i Kosovës sot është në zi, njofton AutoPortali.
“Populli i Kosovës, sikur i gjithë populli shqiptar, sot është në zi. Ai humbi kolosin e dijetarin më të njohur shqiptar, humbi mbështetësin e pandalshëm të së drejtës së popullit shqiptar në Kosovë për të jetuar i lirë e i mosvarmë e promovuesin e pandalshëm të kësaj të drejte gjithandej botës. Humbi shkrimtarin e papërsëritshëm, të cilit si Presidente kisha nderin t’ia dorëzoja shtetësinë e Kosovës kohë më parë, sikurse edhe Urdhrin “Hasan Prishtina”.
Lajmi i plotë:




