Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar për takimin që ka pasur dje me shefin e CIA-s, William Burns.
Osmani shkurt ka shkruar se aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses, teksa ka publikuar disa fotografi nga takimi.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar Osmani.



