Paralajmërimi i ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë alarmon qytetarët
P

Paralajmërimi i ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë alarmon qytetarët

Paralajmërimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të faturave të energjisë, ka alarmuar qytetarët. Disa të intervistuar nga Ekonomia Online thonë se është e papranueshme shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Halil Kuliqi ka thënë se duhet të mbajnë grevë nëse vendoset për reduktime të energjisë elektrikë.

“Energjia elektrike nuk bënë të ndalet fare sepse në Kosovë prodhohet energji edhe për shtetet tjera, nuk kemi nevojë ne me i’u shitë shteteve tjera me marrë ato shtete tjera pa paguar fare dhe pastaj ne të mbesin pa energji nuk bënë. Elektroekonomia e Kosovës prodhon energji për tri Kosova ose edhe më shumë, Kosova nuk harxhon energji elektrike shumë, ndërsa paralufte ka harxhuar dhe nëse paralajmërohet që do të ketë ndërprerje të energjisë duhet të bëjmë greva”, u shpreh ai.

Ndërsa Ukshin Peci ka thënë se ndërprerja e energjisë duhet të bëhet për konsumatorët që nuk i paguajnë faturat.

TË FUNDIT