Pas reshjeve të dendura të shiut në Prishtinë, ekipet në terren në vlerësim të situatës
P

Pas reshjeve të dendura të shiut në Prishtinë, ekipet në terren në vlerësim të situatës

Pas reshjeve të dendura të shiut drejtoria për Siguri dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama sot kanë dal në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, drejtori i drejtorisë për Siguri në Komunë të Prishtinë, Lulzim Fushtica.

Sipas tij, së bashku me kryetarin Rama janë në terren duke bërë vlerësimin e situatës si dhe parapërgatitje për ditët e ardhshme.

“Jam në terren me kryetarin duke bërë vlerësimin e situatës pas të reshurave të mëdha dhe me bo sanimin e gjendjes. Por, më shumë me përgatitë plan edhe për ditët e ardhshme”, ka thënë Fushtica.

Ndryshe, sot do të mbaje mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen duke krijuar mundësi për riga shiu, ndërsa në vende të izoluara parashihet reshje breshri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/

TË FUNDIT