Peci: Mbi 350 mijë euro të dedikuara për pyllëzime
P

Peci: Mbi 350 mijë euro të dedikuara për pyllëzime

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci përmes një postimi në Facebook, ka radhitur prioritetet e vitit 2024 në bujqësi.

Ndër tjera ai ka thënë se viti 2023 ka qenë vit i suksesshëm për këtë ministri, raporton Autoportali.
Këto janë disa nga prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2024:
Mbi 41 milionë euro për Programin e Pagesave Direkte /Subvencioneve;
Rreth 24 milionë euro për Programin për Zhvillim Rural / Grante;
Mbi 16 milionë të destinuara për rritjen e kapacitetit prodhues për sektorin e qumështit dhe mishit;
7 milionë euro për fillimin e Procesit të Akreditimit për Qasjen në Fondet e Para Anëtarësimit / IPARD;
9 milionë euro përmes grantit të Bankës Botërore, për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të sistemit të ujitjes;
20.2 milionë euro përmes Marrëveshjes Ndërkombtare me Qeverinë Gjermane (GIZ) për investime në agroturizëm, ekoturizëm dhe zhvillim rural;
Mbi 350,000 euro të dedikuara për pyllëzime;
500,000 euro për realizimin e Kadastrit Pyjor;“, ka shkruar ministri.
Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/photo?fbid=883140233820038&set=pcb.883140280486700

TË FUNDIT