Rreth orës 15:40 të së premtes, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar palën kosovare për mbylljen e kufirit në pikën kufitare Glloboqicë, si masë sigurie për shkak të një zjarri të madh që është afruar pranë rrugës së fshatit Jazhincë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, vendimi është marrë me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shtabit të Krizave të Maqedonisë së Veriut, për të shmangur rrezikun nga përhapja e flakëve.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë në këtë drejtim të zgjedhin pika të tjera kufitare derisa situata të normalizohet. /AutoPortali



