Përfshihet nga zjarri një banesë te “Bregu i Diellit”, nuk ka të lënduar
P

Përfshihet nga zjarri një banesë te “Bregu i Diellit”, nuk ka të lënduar

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, transmeton AutoPortali.

Sipas saj, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar dhe në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë.  Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

 

TË FUNDIT