Dyshohet se të paktën 60 emigrantë kanë humbur jetën pas përmbysjes së një gomoneje në Detin Mesdhe.
Siç raporton YahooNews janë shpëtuar 25 të mbijetuarit e tjerë janë shpëtuar nga anija e grupit humanitar SOS Mediterranee, Ocean Viking.
Emigrantët ishin nisur nga Zawiya drejt bregdetit libian shtatë ditë para se të ndodhte tragjedia. Më pas motori i gomones është prishur pas tre ditësh lundrim
Ekuipazhi i Ocean Viking e kishte pikasur gomonen më pas kanë bërë të mundur shpëtimin i tyre në bashkëpunim me rojet bregdetare italiane, trasnmeton Top Chanel.
Dy prej të mbijetuarve kanë qenë pa ndjenja dhe në gjendje kritike, teksa janë dërguar me helikopter në Sicili për trajtim të specializuar.