Përplasi disa vetura të parkuara dhe refuzoi testin e alkoolit, shoferi përfundon në pranga
P

Përplasi disa vetura të parkuara dhe refuzoi testin e alkoolit, shoferi përfundon në pranga

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Durrës, ku një drejtues mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përplasur disa automjete të parkuara në rrugë.

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Z., 40 vjeç, i cili dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit ka humbur kontrollin, duke përplasur disa makina të tjera, shkruan A2 CNN.

Pas aksidentit, 40-vjeçari ka kundërshtuar efektivët e Policisë për t’i kryer testin e alkoolit.

Ndaj tij kanë nisur hetimet për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik”.

TË FUNDIT