Në përurim morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu dhe zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka
“Rruga është e rëndësishme për qarkullimin, ekonominë dhe turizmin”, tha Kurti, duke falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e projektit.
Ministri Aliu theksoi se rruga do të ndihmojë zhvillimin e turizmit në Brod, ndërsa zëvendësministri Durmishi paralajmëroi rehabilitimin e një segmenti shtesë prej 2.4 kilometrash vitin e ardhshëm. /AutoPortali/



