Dje në qytetin e Gjakovës një person ka qëlluar me armë zjarri tre të tjerë.
Sot për këtë rast policia kanë dhënë detaje.
Ata thanë se i dyshuari dhe viktimat kishin një mosmarrëveshje dhe kjo ka bërë që të të shkrepet dhe arma.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gjakovës dhe se nuk ekziston tani për tani rreziku për jetë.
Ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
“Gjakovë 10.03.2024-00:05.Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje, ka plagosur me armë zjarri tre meshkuj kosovarë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut kompetent janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./AutoPortali/