Policia e Gjakovës bën sekuestrimin e 53 motoçikletave
P

Policia e Gjakovës bën sekuestrimin e 53 motoçikletave

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të DRP-Gjakovë, ka sekuestruar 53 motoçikleta, duke u kujdesur për rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.
Në njoftimin e publikuar në Facebook, thuhet se kjo është bërë gjatë periudhës 15–22 qershor 2025.
Përveç këtyre masave, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 29 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe janë marrë si masë mbrojtëse 32 patentë shoferë për shkelje të rënda të rregullave të trafikut, transmeton AutoPortali.
Policia e Kosovës apelon për respektim të rregullave të komunikacionit, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së të gjithëve në rrugë.
Njoftimi i plotë:
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të DRP-Gjakovë sekuestron 53 motoçikleta.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë vazhdon angazhimin për rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.
Për shkak të numrit të lartë të kundërvajtjeve dhe aksidenteve fatale me motoçiklistë, janë ndërmarrë masa të shtuara kontrolluese dhe ndëshkuese.Njesia e Motoçikletave gjatë periudhës 15–22 qershor 2025, kanë sekuestruar 53 motoçikleta për shkelje të tilla si:
Tejkalim i shpejtësisë së lejuar;
Mosvendosje e helmetës mbrojtëse;
Mungesë regjistrimi të mjetit;
Mospagim i detyrimeve doganore.
Përveç këtyre masave, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1,029 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe janë marrë si masë mbrojtëse 32 patentë shoferë për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Policia e Kosovës apelon për respektim të rregullave të komunikacionit, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së të gjithëve në rrugë.

TË FUNDIT