Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 28-vjeçarit që u zhduk dy vite më parë
P

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 28-vjeçarit që u zhduk dy vite më parë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi, që është raportuar i zhdukur nga familjarët që nga shtatori i vitit 2022. Bëhet fjalë për Melidin Adilin nga fshati Borje i Shqipërisë, raporton Express.

Në njoftimin e Policisë thuhet se hera e fundit që i njëjti është parë është më 4 shtator, në vendin e quajtur Zhilibeg në afërsi të fshatit Brod në Dragash, ku kishte dalë për të mbledhë boronica.

Tutje thuhet se në ditët e fundit në një program televiziv një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.

“Pasi që është iniciuar rasti i Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Policisë së Prizrenit që nga ajo kohë e janë kërkuar personin e përmendur, në ditët e fundit në një program televiziv një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.

Megjithatë personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo di diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren, apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri”, thuhet në kërkesë.

TË FUNDIT