Ideja ishte e tij.
Edhe punën, e bëri vet.
Me pengesën e shtetit serb e pa ndihmën e askujt, arriti ta realizoj.
Më shumë se tre vite ju deshën punë për përfundimin e helikopterit me një ulëse.
Në muajin shtator të 2012-tes e kishte gati.
Mjeshtri më i njohur i traktorëve në Preshevë, Qani Lutfiu, ka treguar në një rrëfim për Front Online eksperiencën në punëtorinë e tij për realizimin e helikopterit.
10 mijë euro i kushtoi fluturakja e realizuar nga vetë ai.
“Helikopteri është përfunduar në vitin 2012 në muajin shtator. 3 vite e gjysmë më ka marr kohë. Vlera e këtij helikopteri ka arritur diku rreth 10 mijë euro, nuk kam pasur përkrahje për veç pengesë nga shteti i Serbisë”, tregon Lutfiu për Front Online.
Realizimin e helikopterit, Lutfiu e ka cilësuar si punë të rënd e jo të realizueshme për çdo kënd.
“Ka qenë një punë që nuk mund ta bëjë kush do dhe është shumë një projekt i rënd, por unë jam një person që çdo send që e filloj gjithmonë e mbaroj”, u shpreh ai.
Qaniu e dizajnoi, punoi e realizoi të gjithë vetëm helikopterin.
Ai tregon se çfarë ka të veçantë ky mjet fluturues.
“Çdo send që shihet te ky helikopter është punuar nga vet unë, është prototip të cilit nuk i bëjnë asnjë pjesë tjetër e helikopterin apo pjesët e këtij në tjetër helikopter nuk bëjnë. Është çdo send e punuar nga duart e mia dhe nuk është kopjuar nga dikush tjetër përveç nga ideja dhe puna ime. Ka vetëm një ulëse”, thotë Lutfiu për Front Online, transmeton AutoPortali.