Koha e pritjes për qytetarët që po dalin nga Kosova në pikën kufitare të Merdares ka arritur deri në dy orë.
Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje janë shënuar edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku ato zgjasin deri në 90 minuta, raporton Klankosova.tv.
Situata është disi më e qetë në Jarinjë, me pritje që variojnë nga 20 deri në 40 minuta, ndërsa në pikat tjera kufitare vonesat janë rreth 10 minuta.
Për të dalë nga Kosova përmes Jarinjës, qytetarët duhet të presin deri në 30 minuta.




