Një përfaqësues i një banke në Prizren ka njoftuar Policinë se nga kompani të ndryshme janë deponuar 3 mijë e 45 euro false.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se paratë janë sekuestruar për hetim të mëtutjeshëm, shkruan AutoPortali.
“Rr. Besim Shalla, Prizren 24.02.2024. Ankuesi mashkull kosovar, përfaqësues i bankës ka raportuar se kompani të ndryshme kanë deponuar 3045€ që dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat janë sekuestruar për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.