PSG-ja blindon mbrojtjen me transferimin e bujshëm të Ilya Zabarnyi
P

PSG-ja blindon mbrojtjen me transferimin e bujshëm të Ilya Zabarnyi

Paris Saint-Germain ka realizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mbrojtësit ukrainas Ilya Zabarnyi nga klubi anglez Bournemouth. Kampioni aktual i Evropës ka paguar rreth 66 milionë euro për 21-vjeçarin, i cili ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin francez.

Ky është përforcimi i dytë i verës për PSG-në, pas afrimit të portierit Lucas Chevalier nga Lille. Zabarnyi pritet t’i bashkohet skuadrës në Udine, ku PSG-ja do të përballet me Tottenhamin në finalen e Superkupës së Evropës, transmeton AutoPortali.

Me këtë transferim, “Parisienët” tregojnë qartë synimet për të ruajtur dominimin në arenën evropiane dhe për të forcuar më tej repartin defensiv.

TË FUNDIT