Punimet për ndërtimin e objektit të një klinike brenda QKUK-së bllokojnë përkohësisht rrugën
P

Punimet për ndërtimin e objektit të një klinike brenda QKUK-së bllokojnë përkohësisht rrugën

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se për shkak të punimeve që po zhvillohen për ndërtimin e objektit të ri për Klinikën e Hematologjisë/Nefrologjisë, është bllokuar përkohësisht rruga në afërsi.

QKUK ka rekomanduar shfrytëzimin e rrugëve të tjera alternative.

“Bllokimi është bërë për shkak të sigurisë së kalimtarëve që  lëvizin në këtë rrugë, meqë një kran nga kompania punëkryse ka pasur lëvizje, e që potencialisht mund të paraqes rrezik”.

“Për këtë është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka asistuar në këtë process”.

QKUK njofton se rruga do të lirohet sapo të vlerësohet se nuk paraqet rrezik për kalimtarët dhe makinat që kalojnë në atë pjesë./KlanKosova/

TË FUNDIT