Të paktën 31 mijë e 726 palestinezë janë vrarë dhe 73 mijë e 792 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, thotë Ministria e Shëndetësisë e Gazës.
Një numër viktimash janë ende të bllokuar nën rrënoja, ku ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje t’i arrijnë ato, shtoi ministria, shkruan Klan Kosova.
Sulmet izraelite vranë 81 palestinezë dhe plagosën 116 në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, raporton Al Jazeera.