QKMF në Rahovec: Edhe nëse funksionalizohet hemodializa, përgjegjësia bie mbi spitalin e Prizrenit (VIDEO)
Q

QKMF në Rahovec: Edhe nëse funksionalizohet hemodializa, përgjegjësia bie mbi spitalin e Prizrenit (VIDEO)

Përderisa pacientët e qytetit të Rahovecit shërbimet e dializës detyrohen t’i marrin vetëm në qendrën në Prizren, edhe pse aparaturat qëndrojnë që 7 vjet në QKMF-në e tyre, sytë dhe pyetjet tona drejtohen në institucionet e këtij qyteti.

Mirëpo, drejtori i kësaj QKMF-je, Elbunit Krasniqi, tha se gjithë përgjegjësia mbi këto aparatura dhe funksionalizimin e tyre bie mbi Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për KIKS-in, Krasniqi tha se nga kjo QKMF u kërkua vetëm sigurimi i objektit, gjë të cilën e bënë dhe asgjë më shumë, transmeton AutoPortali.

Madje edhe kur këto aparatura të fillojnë punën, Krasniqi tha se menaxhimi i saj përsëri i mbetet spitalit të Prizrenit, pasi që shërbimi i hemodializës pas vetes ngërthen një përgjegjësi të madhe.

Përveç mediave, pyetje dhe përgjegjësi kësaj QKMF-je gjatë gjithë kohës u kërkonin edhe banorët e Rahovecit.

Krasniqi tha se rastet e tilla kanë qenë të shpeshta dhe jemi munduar t’ua shpjegojmë që ne nuk marrim vendime lidhur me këto aparatura.

TË FUNDIT