Punimet e kohëpaskohshme që bëjnë autoritetet komunale apo qytetarët për nevoja të tyre, po u shkaktojnë probleme qytetarëve tjerë.
Sanimet e kanalizimeve apo problemeve tjera po dëmtojnë rrugët e që më pas të njëjtat nuk po kthehen në gjendjen e mëparshme.
Një qytetar ka raportuar për dëmtimin e asfaltit në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë për shkak të punimeve e që i njëjti më pas është mbuluar vetëm me dhe me ç’rast paraqet problem të madh për ngasësit e veturave.
Për më shumë klikoni në linkun https://ndreqe.com/report/7735/ dhe gjeni raportimin e qytetarit.
Për një problem pak a shumë të ngjashëm ka raportuar edhe një qytetarë tjetër.