Radari Mobil kap shoferin duke tejkaluar në vijë të plotë (VIDEO)
R

Radari Mobil kap shoferin duke tejkaluar në vijë të plotë (VIDEO)

Sot rreth orës 08:17, policia në Prizren gjatë patrullimit në rrugën Prizren-Gjakovë, ne fshatin Piranë ka identifikuar kundërvajtësin me inicialet Q.TH. i cili me mjetin transportues bëri tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë.

Radari Mobil ka incizuar kundërvajtjen e shkaktuar, raporton KlanKosova, përcjell AutoPortali.

Organet e rendit i kanë shqiptuar kundërvajtësit fletëparaqitje për kundërvajtje sipas dispozitave ligjore dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj.

Policia e Kosovës tutje në njoftim apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.

TË FUNDIT