Radhët në pikëkalimin me Greqinë, DPD: Rihapet Kapshtica për mjetet e tonazhit të rëndë
R

Radhët në pikëkalimin me Greqinë, DPD: Rihapet Kapshtica për mjetet e tonazhit të rëndë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëei të ditur se autoritetet greke kanë hapur rrugën, duke lejuar edhe kalimin normal të mjeteve të tonazhit të rëndë drejt vendit fqinj, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas DPD-së, për shkak të motit të keq, rruga u bllokua çka solli edhe vendimin nga autoritetet greke për mos lejuar qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë.

“Rruga e bllokuar në vendin fqinj tashmë është hapur dhe prej rreth 30 minutash ka filluar edhe kalimi i mjeteve në doganë drejt vendit fqinj”, informoi ATSH-në, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Mediet raportuan më herët se pas ndërprerjes së qarkullimit të kamionëve dhe autobusëve për kalim në Doganën e Kapshticës nga pala greke, kamionëve dhe autobusë pritën me orë pranë kësaj dogane për të kaluar drejt Greqisë. Rreth 300 vetë, sipas medias, qëndruan mes acarit.

TË FUNDIT