Rasti i Pjetër Shalës, sot Specialja mban seancën për dëmshpërblimin e viktimave
R

Rasti i Pjetër Shalës, sot Specialja mban seancën për dëmshpërblimin e viktimave

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se sot në orën 11:00 do të nis seanca e zhdëmtimit për rastin e Pjetër Shalës.Në këtë seancë do të shpallet urdhri për zhdëmtim të viktimave të rastit.

“Transmetimi i shpalljes së Urdhrit për dëmshpërblim për rastin e Pjetër Shalës, i paraparë për në orën 11:00 të mëngjesit të sotëm, do të transmetohet me 10 minuta vonesë. Klikoni këtu për të parë transmetimin e drejtpërdrejtë në anglisht”, thekson njoftimi.

Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është dënuar në korrik të këtij viti me 18 vjet burgim për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale.

Ai është shpallur fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi, më ose rreth datës 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë./KlanKosova/

TË FUNDIT