Mëngjesin e së enjtes, një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjurgjevik të Madh të Klinës.
Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe autobusi, raporton AutoPortali.
Kompania turistike “Pranvera Tours” ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimës.
Sipas njoftimit të kompanisë, gjendja e shoferit të autobusit dhe e pasagjerëve është jashtë rrezikut për jetë.




