“Rexhën e kemi gjetë tu u kall në kuzhinë”, dëshmitë rrënqethëse të banorëve për rastin në Has

“Rexhën e kemi gjetë tu u kall në kuzhinë”, dëshmitë rrënqethëse të banorëve për rastin në Has

Familja Lushi në Nikiloq të Hasit kanë hapur sot dyert për ngushëllime, për 57 vjeçarin Rexh Lushi dhe Fatime Lushi që vdiqën si pasojë e zjarrit që ra në banesën e tyre rreth orës 01:00 të 19 shtatorit.

Një bashkëfshatar i 57-vjeçarit ka thënë se nuk kishte asnjë lloj mundësie për t’i ndihmuar. Madje tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë.

“Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda”  tregon Shkozet Bebexhia një tjetër bashkëfshatar i viktimave për Report Tv”.

Fqinjët kanë rrëfyer për Report Tv momentin kur gjetën trupat e viktimave.

“Rexhën (shenim: Lush Rexhen, 57 vjeçarin) e kemi gjet tu u kall akoma (duke u djegur) në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet thotë Neritan Koka një i banor i fshatit për Report Tv.

Ata besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elektrike. /GazetaTema/

TË FUNDIT