Rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë priten të shpallen më 19 dhjetor
R

Rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë priten të shpallen më 19 dhjetor

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se është caktuar data e konferencës për shpalljen e rezultateve të para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë .

Shpallja e tyre do të bëhet me organizmin e një konference që planifikohet të mbahet më 19 dhjetor.

ASK thekson se gjatë kësaj periudhe njëmujore do të angazhohet maksimalisht në përgatitjen e të dhënave të para përfundimtare dhe publikimin e tyre në një periudhë rekorde brenda 7 muajshe që nga përfundimi i regjistrimit të popullsisë në terren, transmeton Klankosova.tv.

“Ndërkohë që, raportet tematike do të vazhdojnë të publikohen edhe gjatë vitit 2025”.

Kjo agjenci njëherësh ka falënderuar “të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë (ReKos2024)”.

Sipas statistikave të publikuara nga ASK-ja në konferencën përmbyllëse të regjistrimit të popullsisë më 27 maj, Kosova ka përafërsisht 1.6 milion banorë rezidentë.

TË FUNDIT