Rritet sërish çmimi i pasaportave në Britani të Madhe
R

Rritet sërish çmimi i pasaportave në Britani të Madhe

Çmimi i rinovimit të pasaportave në Britani pritet të rritet sërish, duke goditur miliona pushues që marrin rrugën për në diell.

Ministrat janë të detyruar të rrisin tarifën prej aktualisht 95 funta për t’u përballur me një “vrimë të madhe” financiare në buxhetin e Zyrës së Pasaportave, e cila vitin e fundit ka regjistruar një mangësi prej 230 milionë funta, dhe 916 milionë funta në pesë vitet e fundit.

Rritja e tarifave, që mund të arrijë deri në 32 £ më shumë për aplikim, do të ndikojë tek miliona britanikë. Vitin e kaluar, u lëshuan gati 7 milionë pasaporta: ato për të rritur kanë vlefshmëri 10-vjeçare, ndërsa për fëmijë 5-vjeçare, transmeton AutoPortali.

Aktualisht, aplikimi online kushton 94.50 £ për të rritur, ose 222 £ për shërbimin urgjent 1-ditor.

Tarifat ishin rritur tashmë me 6 £ këtë prill. Çdo aplikim për të rinovuar pasaportat ka pësuar rritje të njëpasnjëshme mbi inflacion mbi 25% në dy vitet e fundit
thesun.co.uk.

Shënim i rëndësishëm: Tarifat e larta po zbatohen për të kompensuar kostot e përpunimit dhe prodhimit – jo për fitim – pohoi Departamenti i Brendshëm.

Por, me biletat e aeroplanëve dhe tarifat e karburantit që po rriten, pushimet po dalin gjithnjë e më të shtrenjta, duke e bërë udhëtimin më të kushtueshëm për britanikët në prag të verës. /AutoPortali

TË FUNDIT