Rusia lëshoi urdhërarrest për tre zyrtarë policorë, deklarohet ministri Xhelal Sveçla
R

Rusia lëshoi urdhërarrest për tre zyrtarë policorë, deklarohet ministri Xhelal Sveçla

Dy ditë më parë Rusia ka kërkuar që tre zyrtarë të njësive elitare të Policisë së Kosovës të futen në sistemin e kërkimit të Interpolit.

Ata po kërkohen për arrestimin e një shtetasi rus në veri të Kosovës në maj të vitit 2019.

Edhe shteti i Kosovës është informuar zyrtarisht për fletarrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të njësisë speciale, Besart Ahmeti.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla.

Ai tha se nga Rusia nuk pritet asgjë mirë, por kjo siç tha Sveçla, nuk është brengë e tij e as Ahmetit.

Me lëshimin e këtij fletarrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it, shkruan Gazeta Express.

Ndryshe, më 31 maj të vitit 2019, Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri të Mitrovicës kishte arrestuar 19 pjesëtarë të policisë të cilët kanë qenë të dyshimtë, 10 qytetarë që kanë qenë të dyshuar, 9 qytetare të tjerë të cilët kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës si dhe 1 zyrtar të UNMIK-ut, me nënshtetësi ruse.

TË FUNDIT