SBASHK ka theksuar se e ka parë me shqetësim fenomenin e lëndimit të nxënësve nëpër shkollat e Kosovës, nisur nga trende të ndryshme nëpër media sociale.
“Duke e parë se nxënësit me të madhe po përdorin mediat sociale, SBASHK në bashkëpunim me profesorë të Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Prishrinës kishte përgatirur një program trajnimi për edukimin medial, që i dedikohej mësimdhënësve me qëllim që ata të marrin njohuri të reja për rolin e mediave dhe ato njohuri t’i bartin te kolegët, por më shumë te nxënësit e tyre. Ky trajnim ishte licensuar nga Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve dhe mbahej nga profesorë të nderuar të gazetarisë. Ky trajnim kishte zgjuar interesim të madh te mësimdhënësit dhe organizohej me mjete modeste të SBASHK-ut falë angazhimit, thuaja vullnetar, të profesorëve të gazetarisë”.
“Duke e ditur rëndësinë e edukimit medial, SBASHK dhe profesorët e Departamentit të Gazetarisë po trasonin rrugën që të përgatiten kuadro dhe edukimi medial edhe të jetë njëra nga lëndët zgjedhore. Tanimë, duke parë nevojën e nxënësve që të fitojnë shkathtësi për tu përballë me rreziqet që shfaqen nga përdorimi i mediave sociale, i bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, që ta ndryshoj kurrikulën dhe ta shndërroj lëndën e Edukimit Medial në lëndë obligative në sistemin parauniveristar. Ky ndryshim, mundëson që nxënësit të jenë më të shkathtë dhe me të mbrojtur nga rreziqet potenciale që shfaqen në mediat sociale të cilat kanë një përdorim përdorim të gjerë tëk fëmijët”.
SBASHK-u shprehet i gatshëm që të kontribuojë edhe më tutje në këtë çështje, duke ofruar aspektin organizativ dhe përmes profesionistëve aspektin përmbajtësor të riorganizojë trajnimin e Edukimit për Median, në rast të rilicencimit të tij nga MASHT-i.
Së fundmi janë raportuar raste të vetëlëndimit të nxënësve në Gjakovë si dhe në Kamenicë nxënësit tentuan ta lëndojnë veten./KlanKosova/



