Presidenca gati për ta pritur shefin e CIA-s
P

Presidenca gati për ta pritur shefin e CIA-s

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka arritur në Presidencën e Kosovës, ku do të takohet me Vjosa Osmanin, raporton Ballkani.info.

Mesditën e 22 gushtit, një avion i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, është parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas raportimeve, mesditën e së enjtes e fotografoi aeroplanin e ushtrisë amerikane të ndalur para zonës “VIP” në Aeroportin e Prishtinës.

Ballkani.info ka mësuar se shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka arritur në Presidencën e Kosovës, ku do të takohet me Vjosa Osmanin.

Takimi pritet të nis në pak minuta.

Për detaje të tjera do t’ju mbajmë të informuar. /Ballkani.info/

TË FUNDIT