Shpërndante materiale për keqpërdorim seksual të fëmijëve, arrestohet suharekasi
S

Shpërndante materiale për keqpërdorim seksual të fëmijëve, arrestohet suharekasi

Një person është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Kibernetike më datë 18 shtator rreth orës 12:30, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjete sociale vazhdimisht ka shpërnda materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

TË FUNDIT