2023 rezultoi një vit i mirë në prodhimin e energjisë elektrike teksa sasia e prodhuar vitin që lamë pas u rrit me 25.6% duke arritur kështu në 8.796 GWh.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave ishin hidrocentralet publike ato të cilat prodhuan më shumë energji në masën 58.2% pasuar më tej nga ato private 40.8% dhe më pak nga fotovoltaikët në masën 1% të prodhimit.
Bazuar në sasinë e përdorur individët renditen konsumatorët më të mëdhenj 6221 GËh me një rritje 1.4% në 2023, ndërsa bizneset nga ana tjetër e ulën konsumin duke konsumuar 3104 GWh ose 2.7% më pak se në 2022.(grafik)
Situata e mirë hidrike ka ndikuar edhe në humbjet në rrjet, të cilat ranë me 0.2%, ndërsa ato në shpërndarje janë ulur me 1,6 %, krahasuar me vitin 2022, shkruan A2CNN.
Bazuar në një situatë të mirë prodhimi, vendi ynë doli më pak në bursë për të blerë energji. Shifrat tregojnë një rënie të importeve me 36.9%, duke importuar 1922 GWh në 2023.