Shqipëria, parajsa e aventurierëve solo në 2025
S

Shqipëria, parajsa e aventurierëve solo në 2025

Pas një rritjeje të jashtëzakonshme në popullaritet si destinacion veror në TikTok – me mbi 4.9 milionë postime për vendin – Shqipëria ka tërhequr vëmendjen botërore me ujërat e kristaltë, klimën e ngrohtë dhe vijat bregdetare të paprekura.

Kjo ka bërë që vendi të cilësohet si “Maldivet e Europës” dhe të renditet në vendin e 5-të ndër destinacionet më të mira në botë për udhëtime solo aventuriere për vitin 2025.

Përveç bregdetit mahnitës, gjithnjë e më shumë vëmendje po tërheqin edhe malet mbresëlënëse të veriut, që ofrojnë një tjetër anë të Shqipërisë – të egër, të pastër dhe të përshtatshme për aventurierët që udhëtojnë vetëm.

Much Better Adventures, një platformë britanike e specializuar në organizimin e udhëtimeve aventureske dhe të qëndrueshme, ka përpiluar listën e vendeve më të mira për udhëtime solo aventuriere për vitin 2025, duke u mbështetur në komentet e klientëve të saj, si edhe në vlerësimin e sigurisë, indeksin e biodiversitetit, përballueshmërinë, kohën e fluturimit dhe lehtësinë e hyrjes nga Mbretëria e Bashkuar.

Megjithëse pak më pak e zhvilluar dhe e rafinuar se fqinji i saj Greqia, Shqipëria është një diamant i papërpunuar për ata që kërkojnë kulturë vërtet autentike, qytete të çuditshme dhe plazhe të bukura, përveç një aventure të sigurt dhe të përballueshme.

Vendi mund të bëhet ende i mbipopulluar gjatë muajve të verës, ndaj këshilla e ekspertit tonë është të shmangni sezonin e pikut në Shqipëri dhe të udhëtoni gjatë stinëve të ndërmjetme. Po flasim për prill-maj dhe shtator-tetor. Kështu mund të shijoni gjithë bukurinë e vendit për vete – dhe të ndihmoni në shpërndarjen më të qëndrueshme të të ardhurave nga turizmi gjatë gjithë vitit”.

Gjatë verës, sheh vetëm pjesën e ndritshme dhe me shkëlqim të një resorti plazhi,” thotë guida dhe eksperti Ricardo Fahrig. “Ndërsa jashtë sezonit sheh atë që vërtet ndodh – pa turma.”

Adhuruesit e aventurës kanë një botë të tërë për të eksploruar në peizazhet e larmishme të vendit, si ecje dhe not i egër në Alpet Shqiptare – në disa nga majat më të larta në Ballkan. Ka gjithashtu kajak në Detin Adriatik dhe çiklizëm përmes peizazheve epike, nga brigjet e Liqenit të Ohrit deri në kalime malore të ashpra.

Pikat kryesore për udhëtimet solo në Shqipëri:

  • Vlerësimi i sigurisë: 1.81
  • Vakt mesatar për një person: £8.55
  • Qasje pa vizë: Pa vizë / 90 ditë
  • Indeksi global i biodiversitetit: 44.09
  • Kohëzgjatja e përafërt e fluturimit: 3 orë (Nga Londër në Tiranë).

Top 10 destinacionet më të mira për udhëtime solo në vitin 2025:

  • Italia
  • Japonia
  • Norvegjia
  • Spanja
  • Shqipëria
  • Portugalia
  • Nepali
  • Mali i Zi
  • Jordania
  • Greqia

TË FUNDIT