Detaje nga aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë ku humbi jetën 33-vjeçari
D

Detaje nga aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë ku humbi jetën 33-vjeçari

Një aksident trafiku me fatalitet u regjistrua mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Për pasojë një 33-vjeçar mbeti i vdekur, dhe dy të tjerë të lënduar.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka dhënë dhe detajet se si erdhi deri te ky aksident tragjik.

“Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke goditur fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë”, tha Hashani për Klankosova.tv.

TË FUNDIT